Ahmeti: Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin rreth datëlindjes së saktë të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Por qytetarët i kanë kërkuar që të merret me punët në Prishtinë.

Lajme

19/08/2018 22:58

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.

“E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lindur me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lindur në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?”, ka shkruar Ahmeti.

Por qenë komentuesit i kanë kërkuar atij që të merret me punët në komunën që udhëheq.