Ahmet Isufi fton opozitën për bashkëpunim

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka ftuar opozitën që të bashkëpunojnë dhe të flasin për ekipin e unitetit, që dialogu të zhvillohet në mënyrën që Kosova të jetë fitimtare.

Lajme

06/09/2018 12:00

Isufi ka theksuar se në seancën e thirrur nga Qeveria, po kërkohet që ekipi i unitetit të aprovohet në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij janë të gatshëm të raportojnë në këtë të fundit, për bisedimet.

Ai tutje ka thënë se i gjithë qëllimi është që popullit, opozitës dhe Qeverisë t’i ofrohet një ekipë e cila nuk lejon të diskutohet përtej vijave të përcaktuara.

“Kërkojmë që ekipi e unitetit të aprovohet në Kuvendin e Kosovës, pasi e kemi thënë se jemi të gatshëm që ky ekip të raportojë në Kuvend. Ne jemi ngutur që opozitëa, populli e qeveria, të ketë një ekip i cili nuk lejon të shkohet përtej vijave të përcaktuara nga ne”, është shprehur Isufi.