Agueron e ‘lëshojnë nervat’, përleshet me tifozët e Wiganit

Manchester City u eliminua befasisht nga FA Cup, duke u mposhtur nga skuadra e ligës së tretë,Wigan Athletic me rezultat 1:0.

Sport

19/02/2018 23:41

Këtë humbje nuk ka mundur assesi ta kapërdijë sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi pas ndeshjes u kacafyt me tifozët e skuadrës vendase, të cilët veç kishin hyrë në fushë për të festuar suksesin e Wiganit.

Pas një debati, Aguero ka filluar të gjuaj me grushte, por fatmirësisht ka shpëtuar, pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë.

Momentin e kacafytjes së Agueros me tifozët mund ta shikoni në videon e mposhtme./Lajmi.net/

YouTube player