Aguero zbulon klubin e tij për sezonin e ri

Sergio Aguero ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

20/06/2017 14:55

Sergio Aguero nuk mendon të largohet nga ekipi i Premierligës para se t’i skadojë kontrata në vitin 2019.

“Ndihem shumë i lumtur këtu, kështu që unë do të  qëndroj këtu deri në fund të kontratës sime,” tha ai.

“Unë nuk kam menduar se ku do të luaj tjetër kund. Dua të përqendrohem vetëm në punën këtu”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/