Aguero zbulon klubin e ri nëse largohet nga Man City

Sergio Aguero ka zbuluar emrin e klubit ku do të transferohet në rast të largimit nga Manchester City.

Merkato

10/11/2016 08:58

Sergio Aguero ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Real Madrid, duke thënë se në rast të largimit nga Manchester City do të transferohet tek klubi i fëmijërisë, Independiente.

Sulmuesi argjentinas spekulohet me rikthim në Spanjë tek “Los Blancos”.

Por, Aguero ka theksuar se është i lumtur në Manchester City.

“Kurrë nuk kam pasur probleme me Guardiolën e as ai me mua”, deklaroi Aguero për “ESPM Radio FC”, përcjell “Lajmi.net”.

“Tani për tani ndihem mirë në Manchester City dhe në ditën kur të largohem, do ta bëj për t’u kthyer në Independiente. Edhe sa gjatë duhet të përgjigjem për spekulimet lidhur me Real Madridin?”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.