Aguero si Ronaldo dhe Messi

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka lavdëruar sulmuesin Sergio Aguero. Strategu kilian beson se golgeteri argjentinas mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë, në rang me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Aguero ka realizuar 25 gola në 24 ndeshje në një sezon ku…

Sport

27/01/2014 16:10

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka lavdëruar sulmuesin Sergio Aguero.

Strategu kilian beson se golgeteri argjentinas mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë, në rang me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Aguero ka realizuar 25 gola në 24 ndeshje në një sezon ku ka vuajtur nga lëndimet. Por, Pellegrini beson se ai ka potencial të arrijë shumë në karrierën e tij.

“Ai është ende shumë i ri dhe ka edhe shumëçka për të përmirësuar. Ai ka kualitet për të qenë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë por kjo varet edhe nga dëshira e tij se ku dëshiron të arrijë”, deklaroi Pellegrini për tabloidin britanik Sports Mail.

“Ai mund ta bëjë dallimin. Në dy ose tri ndeshje ai do të vazhdojë të përmirësohet sepse është gjithmonë e vështirë të riktheheni nga një lëndim në pulpë.