Aguero refuzon Realin

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së sulmuesit Sergio Aguero. Ylli argjentinas ka shënuar 15 gola në 13 paraqitjet e fundit në të gjitha garat dhe shkëlqeu gjatë fitores 3:0 ndaj Swanseas në Etihad Stadium në kuadër të Premierligës të dielën. Aguero spekulohet se vazhdon të kërkohet nga Real…

Sport

02/12/2013 17:20

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së sulmuesit Sergio Aguero.

Ylli argjentinas ka shënuar 15 gola në 13 paraqitjet e fundit në të gjitha garat dhe shkëlqeu gjatë fitores 3:0 ndaj Swanseas në Etihad Stadium në kuadër të Premierligës të dielën.

Aguero spekulohet se vazhdon të kërkohet nga Real Madrid, por Pellegrini është optimist se 25-vjeçari – i cili ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2017 – nuk do të shkojë askund vitin e ardhshëm.

“Nuk di asgjë rreth kësaj çështjeje. Nuk mendoj se Sergio dëshiron të largohet. Ky nuk është një problem për ne. Nuk besoj se ekziston rreziku i largimit të tij”, dekaroi Pellegrini.

Aguero ishte më meritori që City fitoi titullin e kampionit në Premierligë më 2012 dhe ka konfirmuar statusin e futbollistit kryesor edhe me paraqitjet e deritashme këtë edicion.