Aguero – Real Madrid, zbulohet oferta nga “Los Blancos”

Nëse Alexis Sanchez vjen në Manchester City nga Arsenal, Aguero do të jetë i lirë të largohet nga klubi.

Sport

18/11/2017 09:32

Real Madrid ka bërë gati ofertë me vlerë prej 67 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

“Daon Balon” raporton se “Citizens” janë të gatshëm ta shesin sulmuesin kryesor pas përfundimit të këtij sezoni.

Nëse Alexis Sanchez vjen në Manchester City nga Arsenal, Aguero do të jetë i lirë të largohet nga klubi, përcjell “lajmi.net”.

Aguero mund të rikthehet në La Ligë te Real Madrid ku në të kaluarën luajti për rivalin e qytetit, Atletico Madrid. /Lajmi.net/