Aguero ‘punëson’ tifozin

Në një veprim mjaft interesant, sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero shkoi tek shtëpia e një tifozi, dhe e befasoi atë duke e njoftuar se do të jetë i punësuar në klub.

Sport

01/05/2014 15:16

Sergio Aguero ia përgatiti befasinë më të madhe të jetës për një tifoz të Manchester Cityt duke u paraqitur pa paralajmërim në shtëpinë e tij dhe i ofroj atij mundësinë e punësimit në klubin nga Premierliga.

Lee John Kenny, 24-vjeç, nga Stretford në Manchester, fitoi garën për anëtarësime të reja të quajtur Cityzens.

Aguero mbërriti në adresën e Kennyt, në një zonë që njihet si sinonim i rivalit lokal Manchester United, dhe ia dorëzoj atij kartelën e stafit për punën e re në Etihad Stadium.

“Sergio Aguero ishte njeriu i fundit në botë që do të prisja se do të paraqitej para derës së shtëpisë time në Stretford”, deklaroi Kenny, tifoz i Cityt për më tepër se 20 vjet.

“Punësimi në City është ëndërr e bërë realitet për mua pasi kurrë nuk kam menduar se do të ndodhë. Ishte befasi të cilën nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh ai.