Aguero “poshtëron” Unitedin

Sergio Aguero nuk do të dëshironte asnjë lojtar të Manchester Unitedit te Manchester City.

Sport

25/04/2017 20:31

Edhe pse Unitedi ka shumë lojtarë të mirë, përfshirë edhe transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba, për Agueron, asnjëri prej tyre nuk i plotëson pritshmëritë për t’iu bashkuar Cityt.

“Asnjë lojtar të Unitedit nuk do të preferoja”, është përgjigjur Aguero në pyetjen se cilin lojtar të Unitedit do të dëshironte te City.

Përndryshe këtë mesjavë në ‘Etihad Stadium’, Manchester City pret Manchester Unitedin në kuadër të Premierligës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy