Aguero optimist: Man City mund të shkruajë historinë duke fituar gjithçka

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero është shprehur tejet optimist për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

17/02/2019 14:28

Argjentinasi beson se ‘Citizens’ mund të fitojnë secilin trofe këtë sezon, dhe kështu të shkruajnë historinë e skuadrës.

Para udhëtimit në Gjermani, ku City do të përballet me Schalken në kuadër të Ligës së Kampionëve, Aguero nuk dyshon tek suksesi.

“Nëse kalojmë këtë fazë atëherë kemi shanse të mira që të fitojmë katër tituj, dhe kjo do të thotë se po bëjmë mirë” ka thënë sulmuesi për ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

“Dhe shpresoj se kjo të ndodh. Jam ambicioz dhe duhet të synojmë lartë. E di se askush nuk e ka bërë këtë më parë dhe dua të shkruhem në histori” ka thënë tutje Sergio.

“Mendoj se kjo skuadër e Cityt ka kapacitetin të fitojë gjithçka dhe kjo është një sfidë për ne” ka thënë ndër të tjerash golashënuesi më i mirë në historinë e Man City.

Aguero gjithçka ka përmendur se nuk planifikon të largohet nga Manchester City, duke dhënë shenja se mund ta përfundojë karrierën në ‘Etihad’. /Lajmi.net/