Aguero në negociata me klubin e ri

Juventus ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, në lidhje me mundësinë e transferimit të tij në Torino.

Merkato

27/11/2015 09:08

Sergio Aguero është sulmuesi kryesor i Manchester Cityt.

Por, ai mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas mediave italiane, Juventus ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e argjentinasit, në lidhje me mundësinë e transferimit të tij në Torino, përcjell “Lajmi.net”.

Aguero edhe në të kaluarën ishte afër transferimit te gjiganti torinez.

Kurse, ai luajti kundër tyre të mërkurën në humbjen 1:0 në Torino, në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.