Aguero mbetet në Man City

Sulmuesi Sergio Aguero injoron interesimin nga Real Madrid, dhe ka njoftuar se nuk planifikon të largohet nga Manchester City. Ai dëshiron të fitojë tituj të tjerë në Etihad Stadium.

Sport

13/05/2014 09:19

Sergio Aguero ka kaluar një stinor të komplikuar për shkak të një numri të madh të lëndimeve.

Mirëpo, pavarësisht kësaj dhe interesimit nga Real Madrid për transferimin e tij në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës, ylli argjentinas ka insistuar se nuk do të largohet nga Etihad Stadium.

“Jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi Aguero për tabloidin britanik Mirror.

“Ka qenë fantastike të fitojmë një tjetër titull, vitin e ardhshëm do të jem sërish këtu dhe do të jemi edhe më të fortë duke luftuar për tituj të tjerë”, u shpreh ish ylli i Atletico Madridit.

Aguero, prej transferimit në Etihad, ka vazhduar të zgjojë spekulime rreth transferimit në Real Madrid, por duket se do të vazhdojë të luajë në Manchester City.