Aguero largohet nga Man City, befason me klubin e ri (FOTO)

Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City por do të mbetet në Premierligë.

Merkato

21/01/2017 09:12

Sergio Aguero dhe Manchester City janë në krizë.

Sulmuesi argjentinas ka raport të tensionuar me menaxherin Pep Guardiola dhe mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat britanike, përcjell “lajmi.net”.

Por, klubi i tij i ri do të jetë prapë në Premierligë.

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, në garë është edhe Chelsea. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6