“Aguero gati për Kupën e Botës, por do të jetë jashtë formës”

Sergio Aguero është shprehur i sigurt se do të kthehet shumë shpejt në fushë dhe, për rrjedhojë, do të jetë gati për Kupën e Botës.

Sport

19/04/2018 15:36

Por kështu nuk e mendon mjeku i kombëtares së Argjentinës, Homero D’Agosino, i cili nuk është shprehur shumë optimist për rikuperimin e sulmuesit, që i është nënshtruar një operacioni në gju të martën e kaluar.

“Ai ka bërë një astroskopi 60 ditë para Kupës së Botës dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë doktori për Radio 10

“Sepse rikuperimi kërkon të paktën pesë javë. Kur bëhet fjalë për dëmtime të vjetra, procesi nuk është aq i shpejtë sa do të dëshironim dhe sigurisht nuk do të jenë më pak se tri apo katër javë”.

Duke marrë parasysh faktin se Botërori do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm dhe se Argjentina do të debutojë kundër Islandës dy ditë më pas, ajo e Aguero-s mund të konsiderohet një garë kundër kohës.

“Nuk mendoj se do të jetë në 100% të formës”, ka shtuar D’Agostino

“Anatomia është anatomi dhe dëmtimi është ai që është. Mund ta provojmë, por nuk besoj se do të jetë në formën e tij më të mirë”.

Ky është një skenar që argjentinasin urojnë që të mos realizohet, por mund t’i dhurojë një shans më shumë Paulo Dybala-s dhe, ndoshta, Mauro Icardi-t, i cili është i përjashtuar nga lista paraprake e të grumbulluarve nga Samapoli, të paktën sipas shtypit argjentinas