Aguero: Do të rikthehem te Independiente

Sergio Aguero ka paralajmëruar se nuk do ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.

Sport

02/12/2015 19:12

Kontrata aktuale e Agueros skadon në vitin 2019, ndërsa ai ka deklaruar se nuk do ta vazhdojë atë, pasi synon të kthehet te skuadra e Independientes.

“Gjithmonë e kam thënë që dua të rikthehem te Independiente dhe do ta bëj atë”, ka thënë argjentinasi për “So Foot”.

“Do të rikthehem te Independiente kur të skadojë kontrata ime me Cityn. Nuk dua të bëj rikthimin kur të jem shumë i vjetër. Nëse gjithçka shkon mirë, do të rikthehem në klubin e zemrës në moshën 31-vjeçare”.