Agron Mustafa: PTK s’është ajo që ka qenë dikur

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa ka arsyetuar mungesën e devidencave me pozitën aktuale të Telekomit të Kosovës.

Lajme

03/02/2017 23:39

Ai ka thënë se me ligj është që nuk mund të paguash devidencë më shumë se që ke pasur fitim në vitin paraprak. Ndërsa, është shprehur Mustafa, PTK-ja nuk është më ajo që ka qenë dikur.

“Nuk mund të paguash devidencë më shumë se që ke pasur fitim në vitin paraprak. Është publike sot dhe ne i kemi të gjitha të dhënat publike, Telekomi i Kosovës nuk është ai që ka qenë sepse 8-9 vite pozitë monopolistike në treg, pastaj poligopole me një operator tjetër dhe nuk kemi pasur asnjë mjet tjetër komunikimi sa i përket telefonisë mobile në vend”, ka thënë ai në rtv21

Mustafa ka shtuar se shumat e para të devidencës janë paguar duke nisur nga viti 2008-2009, por që nga viti 2012 situata ka ndryshuar dhe ka pasur rënie të të hyrave.