Agresiviteti i maces, varet nga ngjyra e lëkurës së saj

Thonë se nuk duhet ta gjykosh një libër nga kopertona, por ndoshta duhet gjykosh një mace nga ngjyra e lëkurës së saj.

Fun

09/08/2016 08:31

Macet “Tortoiseshell”, të njohura si macet amerikane, kanë një reputacion të famshëm si mace me sjellje anti-sociale.

Veterinarët e Universitetit të Kalifornisë, mund të kenë gjetur një lidhje në mes ngjyrës së lëkurës së një maceje dhe tendencës për të qenë më agresive me njerëzit.

Në një studim që është publikuar së fundmi në Amerikë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova, macet e racës calico, janë më agresive ndaj njerëzve se llojet e tjera të maceve.

Në total 1274 pronarë të maceve janë përgjigjur në pyetjet se sa janë agresive kafshët e tyre në ndërveprimin e përditshëm, dhe kështu është mësuar se si lloji i maces, përcakton edhe agresivitetin e saj.