Agon Amiga publikon këngën e re ‘Oh bir’

Agon Amiga e ka publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

19/11/2018 19:59

Reperi Agon Amiga sapo e ka lansuar në Youtube këngën e re me titull ‘Oh bir’, shkruan lajmi.net.

“Oh bir” vjen pas këngës “Qysh qysh”, të cilën reperi e publikoi vetëm në versionin audio. Ky projekt muzikor është realizuar edhe me videoklip të cilin e kanë punuar Torch Music.

Reperi i BabaStars së fundmi ka qenë i komentuar në media sa i përket jetës private, ndarjes, ribashkimit me gruan dhe linjes së fëmijës së tyre të parë./Lajmi.net/

YouTube player