Agon Amiga paralajmëron albumin e ri: Veç Zoti mundet me më ndal

Agon Amiga është një nga reperët më të suksesshëm të labelit "Babastars".

ShowBiz

24/06/2018 12:30

Pak ditë pas publikimit të duetit me Cozman, ai ka njoftuar fansat se shumë shpejt vjen me album, shkruan lajmi.net.

Lajmin e bëri të ditur përmes një fotografie të shkrepur në Gjermani, por nuk ka preferuar të jap më shumë detaje.

“Veq Zoti munet mem nal , ati i kofsha fal. Albumi po vjen Amiga & Friends”, ka shkruar reperi.

Projekti i fundit nga me titull “E jemja” nga Agoni dhe Cozman ka marrë mbi gjysmë milioni klikime. /Lajmi.net/