“Agnus Dei” fiton tri çmime në festivalin anglez

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji te Agim Sopit, është shpallur fitues absolut në festivalin prestigjioz “North Wales International Film Festival”, i cili sapo ka përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar në Angli.

ShowBiz

01/02/2016 23:57

Ne Festivalin që mbahet në vendlindjen e legjendave, Merlin e Mbretit Arthur, filmi ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin kryesor si Filmi më i mirë, ‘Best pictures’, Agim Sopi është shpallur si regjisori më i mirë, ‘Best Director’, kurse çmimi i tretë ka shkuar për kompozitorin Mendi Mengjiqi, ‘Best music and soundtrack’.

Me këto suksese, Agnus Dei radhit pas vete 61 çmime, të fituara në të katër anët e globit, duke qenë pjesë zyrtare e më shumë se 140 festivaleve dhe duke u shikuar nga më shumë se 120 mijë spektatorë të zgjedhur nga e mbarë bota.

“Gjatë muajve në vijim, filmin ‘Agnus Dei’ e presin edhe shumë evente të shumë metropoleve botërore”, thuhet në faqen zyrtare të këtij filmi./lajmi.net