“Agnus Dei” filmi më i mirë në London Cinematic International Film Festival – Lajmi.net
“Agnus Dei” filmi më i mirë në London Cinematic International Film Festival
Autori: Lajmi.net CinemaEntertainmentKulturë/Arte 14:54, 29 May 2017
Nga më shumë se 5700 tituj filmash nga të katër anët e botës sa kishin konkurruar në edicionin 2017 të London Cinematic International Film Festival, në programin zyrtar kanë qenë të përzgjedhur 19 filma nga vende të ndryshme të botës, si SHBA, UK, Gjermania, Franca, Rusia, Irani, Kosova, etj, thuhet në njoftimin pwr medie, nw lidhje me pjesëmarrjen e filmit “Agnus Dei”, me regji tw Agim Sopit, shkruan KultPlus.

Në festivalin njëjavor i cili ka përfunduar mbrëmë në kinemanë Benihana Chelsea të Londrës, juria nëntë antarëshe e udhëhequr nga aktorja Ursula Romero, ka shpallur fitues filmin kosovar “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit.

Filmi Agnus Dei është shpallur si filmi më i mirë i festivalit / Best Film of the Festival/, regjisori më i mirë në këtë edicion, është shpallur Andrea Banjanin për filmin The Last One nga Mbretëria e Bashkuar, skenaristi më i mirë David Thorndill për filmin The Rise of the Dolphins nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse fotografia më e mirë i ka takuar Nora Jaenicke për filmin Between Seconds /USA/.

Është ky çmimi i 83-të ndërkombëtar për filmin “Agnus Dei”, i cili ka përfaqësuar Kosovën në rreth 180 festivale në të katër anët e botës. Si zakonisht, edhe kësaj here, në mungesë të fondeve, askush nga ekipi i filmit Agnus Dei nuk ishte prezent në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar për ta marr çmimin, edhe pse disa dhjetëra zyrtar e administrator të MKRS-së e QKK-së, gjatë kësaj kohe po mrizonin nën çadrat e Festivalit të Kanës, pa asnjë arsye. Natyrisht, me paratë e tatimpaguesve kosovar.

Fjalët kyçe: Agim Sopi, Agnus Dei

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush