Agnesa Vuthaj: Jam në gjendje të martohem pa e diskutuar fare

Agnesa Vuthaj ka pranuar se do të martohej menjëherë nëse i vjen rasti.

ShowBiz

20/07/2015 13:00

A mendon se bukuria të ka ndihmuar të hapen më shumë dyer, të bën të qenit e bukur te lumtur ?

“Patjetër. Nëse je e bukur, ke shumë përparësi në jetë. Por, kur nisa të marr pjesë në spektaklet e bukurisë, isha vetëm 17 vjeçe, s’e dija që isha e bukur. Mua më kanë ftuar të marr pjesë dhe kam provuar.”

“Familjes sime, kur kam vendosur të marr pjesë, u është dukur e çuditshme dhe më kanë thënë që është vendim yti. Tashmë nuk mendoj shumë për bukurinë. E kam kaluar atë fazë në adoleshencën time” – thotë Missi i Kosovës, por edhe fituesja e disa kurorave në evemente ndërkombëtare.

“Unë jam rritur me shumë liri, jetoj e lirë, vetëm, pa familjen time. Por, nuk jam nga ato femra qe s’duan të martohen.”

“Unë, nëse do ta takoj njeriun e duhur, jam në gjendje të martohem pa e diskutuar fare”- thotë Agnesa , derisa e pyetëm edhe sa e ka ndërmend ta zgjasë lirinë pa menduar martesën./GazetaExpress