Agnesa Vuthaj: Drejtoreshë kombëtare në Miss Universe

Bukuroshja e njohur e cila për vite të tëra ka mbajtur kurorën e më të bukurës në Kosovë është kthyer përsëri në Miss Universe pas një dekade por në cilësinë e drejtoreshës kombëtare…

ShowBiz

30/01/2015 14:31

”Rikthimi në spektaklin Miss Universe pas 10 vitesh, dikur si konkurrente e tani në cilësinë e drejtoreshës kombëtare”, shkruan kështu bukuroshja e njohur Agnesa Vuthaj e cila për vite me radhë po organizon edhe spektaklet e bukurisë me licencë të Ministrisë së Kulturës.

Vuthaj mban edhe licencën e organizimeve ndërkombëtare për të dërguar bukuroshet shqiptare në spektaklet e bukurisë jashtë Kosovës.