Agjërimi redukton rrezikun nga kanceri dhe zgjatë jetëgjatësinë

Është dita e parë e muajit Ramazan, ku muslimanët fillojnë agjërimin dhe shumë njerëz nëpër botë kanë pyetur sot rreth agjërimit: A është i sigurt? A është i dobishëm për shëndetin? Sa gjatë rekomandohet të agjërohet?

Lifestyle

18/06/2015 21:18

Cilat janë përfitimet shëndetësore në fakt nga agjërimi?
Njerëzit kanë agjëruar që nga kohët e lashta, e cila ishte një praktikë shpirtërore përgjatë shekujve. Sot, ka shumë njerëz të cilët pretendojnë se agjërimi në fakt ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

Dhe, në fakt, shkencëtarët tregojnë se agjërimet të cilat zgjasin rreth 20-30 orë mund të reduktojnë rreziqet nga sëmundje të zemrës dhe diabeti – dhe madje edhe kanceri, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe shpjegohet nga hulumtuesit, agjërimi për disa orë të tëra nuk shkakton që metabolizmi juaj të ngadalësohet dhe as nuk shkakton probleme me sheqerin në gjak. Agjërimi në fakt përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe kjo në fakt është një gjë e mirë.

Kur qelizat bëhen të ndjeshme ndaj efekteve të insulinës, ato bëjnë një punë shumë më të mirë në organizimin e nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies, dhe kjo e bën jetën tuaj shumë më të lehtë. Humbja e ndjeshmërisë së insulinës është një faktor rreziku për të dy sëmundjet, si të zemrës ashtu edhe diabetit, transmeton Lajmi.net.

Agjërimi zvogëlon edhe stresin oksidativ dhe inflamacionin në qeliza. Shumë hulumtues pretendojnë se kjo ndihmon në parandalimin e dëmtimit të ADN-së – që përndryshe mund të zhvillohet në kancer.

Ka edhe studime të tjera të cilat sugjerojnë se agjërimi ngadalëson mitokondritë tona dhe ngadalëson plakjen. Me fjalë të tjera, agjërimi mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë duke i mbajtur organet më rinore.

Duhet të theksojmë se ka shumë njerëz të cilët e kanë përqafuar agjërimin si një strategji anti-plakje tashmë. Disa prej tyre po agjërojnë një ditë në javë, disa një vikend dhe disa të tjerë një muaj.

Në mënyrë interesante, ju mund t’i merrni përfitimet metabolike të agjërimit edhe në qoftë se i zëvendësoni kaloritë e humbura duke ngrënë më shumë gjatë kohës kur nuk jeni më duke agjëruar.