Agjenti zbulon çmimin e “çmendur” të Bale

Agjenti Jonathan Barnett beson se klienti i tij, Gareth Bale, vlen të paktën 222 milionë euro, aq sa Neymar, që aktualisht është lojtari më i shtrenjtë në histori.

Sport

12/02/2018 16:29

Barnett duke folur për të ardhmen e klientit të tij, ka bërë të ditur se ai do të mbetet të Real Madrid, duke konkurruar që një ditë të fitoi Topin e Artë.

“Gareth vlen të paktën 222 milionë euro, sa Neymar. Por, ai është shumë i lumtur në Real Madrid, do të mbetet në Madrid”, ka deklaruar Barnett teksa ka folur për të ardhmen e uellsianit.

“Bale nuk ka nevojë që Ronaldo të largohet për t’u bërë yll i skuadrës, ai tashmë është një yll në Real Madrid, dhe në të ardhmen do të konkurrojë për të fituar Topin e Artë”, ka vazhduar ai.

Bale në verën e vitit 2013 iu bashkua Real Madridit nga Tottenhami për 100 milionë euro./Lajmi.net/