Agjenti: Verratti as në Real e as në Barcelonë, transferohet te ky klub

Agjenti i Marco Verrattit, Donato Di Campli, ka folur rreth të ardhmes së mesfushorit Italian.

Sport

05/01/2016 19:15

Di Campli ka thënë se Verratti ka më shumë gjasa që në të ardhmen të transferohet në Bayern Munich, se sa në Real Madrid ose Barcelonë, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

“Do të ishte më e lehtë për Marcon që një ditë të luante për Bayernin se sa t’i bashkohet Real Madridit apo Barcelonës”, ka thënë si.

Mirëpo, Di Campli ka njoftuar se klienti i tij është afër vazhdimit të kontratës me PSG-në, klub te i cili do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2020.

“Tashmë jemi pajtuar me kushtet e kontratës dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi. Marco do të qëndrojë në PSG për një kohë të gjatë, të paktën deri në vitin 2020”, njoftoi agjenti i lojtarit.

Kujtojmë që mesfushori italian ka marrëdhënie tejet të mira me trajnerin e ardhshëm të bavarezëve, Carlo Ancelotti.