Agjenti: Tello nuk do të rikthehet te Barcelona këtë verë

Agjenti i Cristian Tellos ka thënë se klienti i tij nuk do të rikthehet te skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere.

Sport

02/03/2015 22:06

Cristian Tello është duke kaluar formë fantastike te skuadra e Portos, ndërsa agjenti i tij ka thënë se ai nuk do të rikthehet te Barcelona gjatë kësaj vere.

“Tello ka një kontratë huazimi për dy vite. Barcelona mund ta rikthejë sulmuesin në fund të këtij viti, por mos u brengosni, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

“Tello nuk do të rikthehet gjatë kësaj vere, ai do të rikthehet në verën tjetër”, përfundoi agjenti deklaratën e tij për Renascenca.

Përndryshe, lojtari ka arritur të shënojë gjashtë gola në 11 paraqitje për skuadrën portugeze në të gjitha garat.