Agjenti: Reali mund ta merr Nainggolanin

Agjenti i Radja Nainggolan ka thënë se klienti i tij dëshiron të mbetet te Roma, sidoqoftë e ka pranuar se një interes i Realit mudn t’i ndryshojë gjërat.

Sport

21/06/2015 23:46

Agjenti i Radja Nainggolan ka pranuar se interesi i Real Madridit mund të bëj që klienti i tij të transferohet në Bernabeu edhe pse ai dëshiron të mbetet te Roma.

“Unë besoj se Nainggolan do të mbetet te Roma, edhe pse kur ju jeni duke biseduar për Realin, gjërat mund të ndryshojnë”.

“Presidenti i Romës e di që Nainggolan është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe mund të ketë shumë oferta për lojtarin, duke përmendu këtu dhe Realin”, përfundoi agjenti i Nainggolanit, Spinosi për IISussidiario.net.