Agjenti: Nuk ka gjasa që Kovacic të transferohet te Liverpooli

Agjenti i Mateo Kovacicit ka mohuar mundësinë që klienti i tij të transferohet te Liverpooli, duke shtuar se ai do të qëndrojë te Interi.

Sport

28/03/2015 18:12

Kovacic nuk do të largohet te Interi, gjithnjë sipas fjalëvë të agjentit të lojtarit.

“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Mateo ka rinovuar kontratën e tij me Interin gjatë janarit”, tha agjenti për Vecernji list.

“A është duke negociuar ndonjë klub për ta transferuar të? Jo, nuk është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë pa dijenin time dhe të lojtarit”, tha agjenti.

“Mediat angleze dhe ato italiane spekulojnë për çdo ditë, por Kovacic do të qëndrojë te Interi”, përfundoi agjenti i tij.