Agjenti konfirmon: Witsel pranë Milanit

Agjenti i Alex Witsel ka konfirmuar se klienti i tij është pranë transferimit te skuadra e Milanit.

Sport

12/07/2015 16:39

Agjenti i Alex Witsel ka konfirmuar se marrëveshja për transferimin e klientit të tij te Milani është duke shkuar në rrugën e duhur.

“Nuk është sekret se ne kemi qenë në diskutime disa herë me Milanin”, tha agjenti i lojtarit për Tuttosport.

“Nuk është një negociatë e lehtë, por ne jemi duke shkuar në rrugën e duhur. Alex ka treguar dëshirën e tij ëq të luajë në një ligë më të fortë dhe dëshiron të përjetojë një eksperiencë të re”, përfundoi agjenti i lojtarit.