Agjenti konfirmon: Arda largohet nga Atletico

Agjenti i Arda Turan ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se klienti i tij do të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere.

Sport

29/06/2015 18:28

Agjenti i Arda Turanit ka konfirmuar se klienti i tij do të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere.

“Arda ka fituar gjithçka me Atleticon në katër vite”, tha agjenti për NTVSpor.

“Ne jemi në kërkim të ndonjë opsioni më të mirë për të, teksa mund të konfirmojmë largimin nga Atletico”.

“Atletico ka mbetur i befasuar më këtë vendim, mirëpo më pas e parnoi vendimin dhe e respektoi atë”, përfundoi agjenti i Turanit.

Skuadra e re e Turanit ende nuk është mësuar, ndërsa vet lojtari dje ka thënë se është në bisedime me 3-4 skuadra.