Agjenti: Ja ku do të transferohet Ronaldinho
Ronaldinho pritet të transferohet në MLS apo në Kinë.
Sport
Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis, e ka treguar të ardhmen e futbollistit brazilian.
Dikur lojtari më i mirë në botë pritet ta vazhdojë karrierën në MLS apo në Kinë.
“Destinacionet e tij të mundshme janë MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Superliga Kineze”, ka thënë agjenti.
Ronaldinho aktualisht është pa angazhim, pas largimit nga Fluminense në shtator.