Agjenti i Ronaldos tregon ku do ta mbyllë karrierën CR7

Mendes thotë se Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Juventusi.

Sport

11/07/2018 17:44

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka thënë që Juventusi do të jetë klubi i fundit në karrierën e CR7.

Ai u shpreh shumë i lumtur me akordin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shumë i lumtur për Cristianon dhe besoj se Juventusi do jetë klubi i tij i fundit. I lumtur që Ronaldo mori këtë vendim, pasi me këtë skuadër do të mbyllë karrierën e mrekullueshme”, deklaroi Mendes.

“Falënderoj në mënyrë të veçantë presidentin Andrea Agnelli për vendosmërinë në tratativat me Realin e Madridit”, tha agjenti i Ronaldos. /Lajmi.net/