Agjenti i Modric: Lojtari dëshiron…

Telenovela Luka Modric është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Sport

13/08/2018 16:43

Pak ditë pasi mediet në Spanjë raportuan se mesfushori kroat do të qëndrojë te Real Madrid, është agjenti i lojtarit që tani thotë të kundërtën.

Agjenti i 32 vjeçarit ka deklaruar se Modricit i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Inter, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Zikaltërit,” shprehet agjenti kroat Marko Naletilic për Tuttosport.

Gjithë ky interesim besohet të ketë ardhur pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventus, gjë që ka rikthyer Serie A në hartën e futbollit./Lajmi.net/