Agjenti i Martinezit flet për të ardhmen e klientit të tij

Agjenti i Jackson Martinezit ka qartësuar gjërat duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në atë se çka thuhet në media, pasi klienti i tij nuk ka nënshkruar me Atletico Madridin, edhe pse nuk e ka mohuar interesin e kësaj skuadra dhe të Milanit për klientin e tij.

Sport

23/06/2015 19:42

Nëpër media, kohëve të fundit është raportuar se Jackson Martinez tashmë ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te skuadra e Atletico Madridit, mirëpo këtë gjë e ka mohuar agjenti i lojtarit, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra.

“Ju shkruani në lidhje me çdo gjë, por ne nuk dimë asgjë. Njerëzit flasin shumë, por unë e përsëris, nuk ka marrveshje, me çdo ekip ka vetëm negociata të vazhdueshme”.

“Atletico Madrid dhe Milan ishim më të intersuarat por nuk ka asgjë plotësisht të mbyllur. Jackson mund të bëjë gjëra të mëdha, qoftë në Spanjë, Itali apo Angli”.