Agjenti i Hysaj flet për të ardhmen e lojtarit

Afati kalimtar dimëror është hapur më datën 1 të këtij muaji. Skuadrat dhe lojtarët po shohin përpara për të ardhmen e tyre.

Sport

04/01/2019 17:19

Ndër emrat që po përmendët më së shumti në Serie A është edhe ai i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Për të ardhmen e këtij të fundit ka folur edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi në një prononcim për “Radio Marte”, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se në rast se Hysaj nuk do të gëzojë më shumë minuta, ai do të largohet nga Napoli.

“Ai mund të kishte shkuar me Maurizion në Chelsea, por Ancelotti bllokoi gjithçka” ka thënë fillimisht Giuffredi.

“Ai ka thënë edhe publikisht se kalkulon në të, por faktet tregojnë se në katër ndeshjet e fundit, Hysaj luajti vetëm një herë.

“Kjo qasje ndaj tij nuk është korrekte, pasur parasysh faktin sa shumë ka bërë ai për skuadrën këto vite. Nëse kjo situatë nuk ndryshon do të kërkojmë transferimin qysh në janar” ka thënë ndër të tjerash agjenti.

Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri i Chelsea, Maurzio Sarri, nën urdhrat e të cilit kishte luajtur tek Napoli. /Lajmi.net/