Agjenti i Emerson e ka një lajm të madh për Chelsean

"Emerson do të donte të luante në Premierligë dhe të punonte me Antonio Conten. Ai është top-trajner, një ndër më të mirët në botë".

Sport

18/01/2018 18:42

Emerson Palmieri dëshiron të transferohet te Chelsea.

Futbollisti admiron punën me Antonio Conten, përcjellë “Lajmi.net”.

Kështu ka thënë agjenti i futbollistit, Fernando Garcia.

“Po, Chelsea është interesuar dhe jemi duke biseduar”, deklaroi Garcia.

“Emerson do të donte të luante në Premierligë dhe të punonte me Antonio Conten. Ai është top-trajner, një ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.

Emerson është rezervist te Roma, pasi që pozita e anësorit të majtë është blinduar nga Aleksander Kolarov. /Lajmi.net/