Agjenti: Criscito mund të transferohet te Interi

Agjenti i Domenico Criscito ka konfirmuar se klienti i tij ka gjasa të transferohet te skuadra e Interit gjatë këtij afati kalimtar të merkatos.

Sport

31/07/2015 11:18

28 vjeçari italian që luan si mbrojtës i krahut te Zenit pritet t’i bashkohet Neruazurëve, pasi Nagatomo pritet të përfshihet në marrëveshjen me Galatasaray për transferimin e Felipe Melos.

”A mund të largohet ai nga Zenit? Ne jemi duke biseduar me një klub të madh dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Nuk e di nëse ai do kaloj te Interi , pasi kjo varet nga shumë faktorë”

”Ky transferim varet nga oferta, por edhe forma e transferimit. Momentalisht nuk ka asgjë konkrete”, tha agjenti i lojtarit, Andrea D’Amico.