Agjenda për pritjen e Majlindës: Në çfarë kohe vjen ajo dhe kur parakalon me autobus?

Sot medalja e artë e "Rio 2016", Majlinda Kelmendi, vjen në Kosovë.

Sport

14/08/2016 14:08

Më poshtë e keni agjendën për pritjen e Majlindës, e cila do të jetë madhështore.

17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10 Pritja:

Z. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

Z. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

Z. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik

Z. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30 Salloni VIP 1

18:30 – 19:00 Konferenca për medie

19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.