Agjenda për prishtinasit që do të presin vitin e ri 2015 në sheshet e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës do të organizojë një sërë aktivitetesh për të gjithë qytetarët që vendosin të rrinë jashtë shtëpive dhe të presin vitin e ri 2015 nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit.

Lajme

31/12/2014 09:14

Sipas një njoftimi të Komunës, aktivitetet argëtuese do të fillojnë në orën 14 të ditës së sotme, për të vazhduar deri pas mesnatës.    

Në momentin e ndërrimit të mot-moteve, në ora 00:00 do të bëhet edhe lëshimi i fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar, ndërsa policia dhe organizatorët do të kujdesën që në sheshet ku do të bëhet pritja e vitit të ri të mos ketë hedhje të petardëve, ndryshe do të pasojë dënimi prej 100 eurove.

Agjenda me aktivitetet e planifikuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ditën e sotme është:

14:00 – 14:30 Nezafete Shala dhe grupi “Melodia”

16:00 – 16:30 Zanzi bend

17:00 – 17:30 Bendi “Kadenca”

17:45 – 18:15 Bendi “2 Korriku”

18:30 – 19:00 Neki Emra dhe bendi

20:00 – 20:30 Aragona bend

Prej orës 21:00 deri rreth orës 02:00 do të fillojë programi festiv ku do të përformojnë  këngëtarë dhe bende të ndryshme, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, nga ora 14:00 deri në orën 02:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të jenë rreth 40 shtande ku qytetarët do të shërbehen nga kafiteritë e qytetit të vendosura enkas për pritjen e vitit të ri 2015.