Agjenda e vizitës së Kerry-it në Tiranë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të arrijë të dielën në Tiranë.

Lajme

12/02/2016 14:21

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, sekretarin amerikan, në orën 9:00 do ta pres presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë edhe takimin në ambientet e aeroportit.

Po në ambientet e aeroportit John Kerry do të takohet me homolgun shqiptar Ditmir Bushati ku do të kenë mundësi edhe për fotot zyrtare të takimit.

Më pas Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojë në Kryeministri fillimisht për një takim dy palësh mes Kryeministrit Rama dhe John Kerry.

Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.

Kerry dhe Rama do të kenë një deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD, raporton Oranews.

Takimi përmbyllës i vizitës treorëshe të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.