Agjenda e mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së nesërme të përbashkë të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, që mbahet nesër në Tiranë.

Lajme

22/03/2015 12:07

Delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë në orën 10:40, ndërsa në 11:00 do të fillojë mbledhja e përbashkët.

Agjenda

Mbledhja mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

E hënë, 23 mars 2015

Ora 10:40 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.

Ora 11:00 – Fillimi i mbledhjes së përbashkët të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

Ora 12:00 – Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

Ora 12:20 – Konferencë për shtyp e dy kryeministrave të qeverive.