Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë – Lajmi.net
Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:12, 15 April 2018
Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë para një grupi të ligjvënësve rusë të dielën, se sulmet Perëndimore në shtetin e tij kanë qenë akt i agresionit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse.

Reuters ka raportuar se ligjvënësit rusë janë takuar me Assadin pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë nisur sulme me raketa si hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin Duma.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ligjvënësit të kenë thënë se Assad ka qenë në “disponim të mirë” dhe ka lavdëruar sistemin sovjetik të mbrojtjes ajrore të përdorur nga Siria për t’iu kundërvënë sulmeve Perëndimore.

Ai është ftuar pë të vizituar rajonin siberian, Khanty-Mansi.

Në ndërkohë, po agjencitë ruse kanë cituar një zyrtar rus të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dialog me Rusinë për stabilitet strategjik në Siri.

“Ka shumë arsye që na bëjnë të besojmë se pas sulmeve në Siri, amerikanët do të kenë dëshirë të kalojnë në dialog strategjik”, është cituar të ketë thënë Vladimir Ermakov./REL

Fjalët kyçe: agjencite ruse, Assad

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush