Gjakovari arrestohet pasi rrahu vëllanë e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Gjakovë.

Lajme

19/12/2018 10:25

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në ora 18:00 në Gjakovë është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një fjalosje kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, si pasojë e këtij sulmi, viktima ka marrë lëndime në pjesën e fytyrës dhe ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/