Agimi – dhuratë nga Zoti! – Lajmi.net
Agimi – dhuratë nga Zoti!
Autori: Anton Quni LajmeOp-EdOpinion 15:12, 11 April 2018
Ne bashkëluftëtarët nuk e kemi lehtë të flasim për shokët e rënë në betejat për liri. Nuk gjejmë fjalët e duhura që të përmbledhim tërë kompleksitetin e një personaliteti i cili me jetën dhe veprën e vet bëhet pjesë e historisë kombëtare. 

Edhe po ti gjejmë këto fjalë, kemi frikë që na përfshijnë emocionet, fjalët na mbesin në gjysmë..dhe kështu rrëfimi mbetët një tregim i papërfunduar, sidomos kur rrëfehemi për shokët që i dhanë jetë dhe frymë njësisë, betejës, dhe çdo fitoreje.

Sot, dua ta ndajë një ngjarje me ju;

Njësiti po bëhej gati për marshim. Një ushtar ankohej se pushken e kishte jofunksionale. N’fakt pushka tij s’kishte qytë, ishte e ndryshkur paksa dhe kishte edhe mangesi te tjera.

Agimi ja rrembeu nga dora dhe ja dha armën që mbante vet. Ajo ishte një pushkë e mirë dhe plotësisht funksionale.

Ushtari po e shikonte i habitur, ndërkohë që ky i premtoj se, me atë ‘gjysëm’ pushke, që në aksionin e parë do t’ja rrembej armen më t’mirë armikut.
Ashtu dhe ndodhi..pjesën tjetër të luftes Agimi e vazhdoj me armen që ia kishte marrë armikut dhe kjo u bë shenja dalluese e tij.

Tregime dhe ngjarje të tilla janë të panumërta. Çdo njëri nga ne bashkëluftetaret kujton ndonjë ndodhi me Agimin, ndonjë fragment, ndonjë moment..copëza të shkëputura që pasqyrojnë shpirtin e tij, por që secila në vete bartë edhe porosi.

Për ne, ish bashkëluftarëve, nuk është e mjaftueshme që vetem me fjalor ushtarak të perkufizojmë figuren e një heroi.

Fjalët; trim, guximtar, strateg, janë pak..na duket sikur nuk e kanë fuqinë për të përshkruar madhështinë e një shoku te luftës.

Nësë një poet do te provonte të përshkruante jetën dhe veprën e Agim Ramadanit, do ta përmbyllte duke thënë se ai ishte vet poezia, një botanik do ta emërtonte lule e rrallë që hapet një herë në shekull, kompozitori do të mund të kompozonte tinguj qiellor me shpirtin e Agimit e kjo do të ishte melodi që do të shponte e pushtonte edhe vet qiellin.

Një arkitekt do ta quante Agimin kala e pamposhtur, një historian do të sillte përfundimin se Agimi ishte vet gjaku i Skenderbeut, të rinjt do ta imagjinonin krahas superheronjve te Marvellit, një koreograf do te thoshte se Agimi udhehoqi vallen e lirise. Homeri do ta vendoste krahas Hektorit, Akilit e Odiseut e në veprat e Fishtes zanat atij do ti benin roje nderi…dhe sa e sa të tjerë do të mundoheshin ta portretizonin, pershkruanin e vleresonin..por, e di që as unë e asnjëri nuk do t’arrijmë qe ti themi të gjitha..sepse ai ishte i përmasave që nuk arrihet të përshkruhet as edhe me gjithë fjalët e fjalorëve të civilizimeve që ka njohur kjo botë.

Prandaj, na kuptonii kur ne shoket e luftes, për Agimin, u themi vetëm pak nga ajo se si e njohëm; ishte një luftetar, vëlla, mik i qetë dhe i vrrullshëm, i afërt dhe i largët, sa i heshtur po aq edhe bashkëbisedues mahnitës, i thjeshtë dhe kompleks.

Ai ishte mister ne vete!

Pak a shumë, sikur kur lexojmë librat e shenjtë dhe e pyesim veten; pse tani Zoti nuk ben mrekulli si në ato kohëra?! Si deshmitar i atyre ngjarjeve, unë mund të ju them se Zoti ka vazhduar të bëjë mrekulli. Mrekullia e tij – ishte Agimi. Ai ishte dhuratë nga Zoti.

Agimi ishte mrekullia me t’cilën u ndihmuan fëmijë e pleqë dhe mrekullia që ktheu në luftëtar lirie punëtorë, mësues, bujqë, fshatar e qytetar..i bëri të gjithë tok e i shkriu në një.

Agimi ishte frymëzim i dërguar nga largë për neve që na perbuznin, vranin, djegnin, masakronin e na dergonin nëpër rrathët e ferrit.

Kjo mrekulli shkon përtej..deri atje ku 19 vite më parë, deri sa po mbyllte sytë, Agimi, la porosinë që do të rrnoj sa të rrnoj njerëzimi mbi dhe.
Prandaj, jemi sot këtu së bashku, nga të gjitha viset shqiptare, nga të gjitha anët e botës, të gjitha moshat, besimet e bindjet se;
vetëm të bashkuar, n’harmoni e përkrah njëri tjetrin do t’gëzohemi dhe jetojmë n’paqe e mirëqenje, se vetëm kështu t’bashkuar do të mund ta ruajm e ta gëzojmë lirinë e fituar me gjak..me gjakun e Agimit.

Kjo pra ishte porosia tij e fundit.

Tani më thuani ju; a nuk ishte Agimi një mrekulli – dhuratë e dërguar nga Zoti!

Fjalët kyçe: Agim Ramadani, Anton Quni, UÇK

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool