Agim Veliu për lëvizjen e AKR-së: Ata nuk mund të na i imponojnë neve koalicionet

Nënkryetari i LDK;’së, Agim Veliu, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se në mbledhjen e sotme është diskutuar lidhur me emrat e disa prej kandidateve që do të kandidojmë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Ai thënë se kryesia nuk ka folur deklaratave që kuvendi i AKR’së i ka propozuar Pacollit gjatë ditës së djeshme që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës politike.

Lajme

21/08/2017 18:32

Veliu është shprehur se është e drejtë e AKR’së që zgjedh se me kë dëshiron që të qëndrojë. Por ai thotë se AKR nuk mund ta detyrojë LDK’në që të hyjë në koalicion me asnjë subjekt partiak në Kosovë.

“AKR nuk mund të na detyrojnë neve që të hyjmë në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Ne do të shkojmë në Kuvend saherë që seanca të thirret në mënyrë të rregullt”, ka thënë Veliu.

Ai shtoi se në kryesi nuk u diskutua lidhur me vendimet e AKR’së. Veliu thotë se nuk është mirë që të prishen koalicionet ngase sipas tij në këtë mënyrë nuk mund të ketë stabilitet në Kosovë.

“ LDK nuk ka çfarë të diskutojë lidhur me vendimin e një subjekti politikë. Ne dëshirojmë që të vazhdojë koalicioni. Nëse kështu krijohen dhe prishen koalicionet nuk e di se çfarë stabiliteti do të ketë Kosova. Në politikë, termi tradhti nuk ka mbete me u përmend. Secili subjekt i bënë kalkulimet e tija. Vendimi është i këshillit drejtues të një subjekti politik”, ka thënë ai.

Tutje Veliu ai është shprehu se në mbledhjen kryesisë është vendosur lidhur me emrat e disa prej kandidatëve për kryetar të komunave. Thotë se për kandidatin për Prishtinën do të vendoset nesër.

““kryesia e LDK’së në mbledhjen e sotme i ka diskutuar propozimet e degëve në të cilat nuk kemi pas kandidat të komunave, dhe kemi vendosë për kandidatët në Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Obiliq , dhe Kaçanik, Han i Elezit, Malishevë, Deçani, , Junik, Klinë dhe Skenderaj”, ka thënë tutje Veliu./Express/