Agim Kuleta zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur si kryesues të asamblesë komunale, Agim Kuletën nga Lëvizja për Bashkim.

Lajme

18/01/2018 11:56

Ai është votuar nga 27 asambleistë, kurse, kundër kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shefki Gashi është votuar nga 19 asambleistë.

Pas zgjedhjes së tij Kuleta i ka falënderuar të gjithë anëtarët e kuvendit komunal që e votuan për të qenë Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

” Kjo përbërje e Kuvendit është reflektim i asaj që kanë zgjedhur qytetarët e Prishtinës. Këta qytetarë, gjatë ushtrimit të së drejtës së tyre të votës, janë përcaktuar për njerëz të ndryshëm dhe subjekte politike të ndryshme. Ne na bashkon interesi i Prishtinës dhe qytetarëve të saj, ndërsa mund të ndajë mënyra se si e shohim realizimin e këtyre interesave. Prandaj, duke besuar fuqishëm në këtë, si kryesues i këtij Kuvendi, do të përpiqem maksimalisht që ta kryejë punën time në mënyrë sa më profesionale”, ka thënë Kuleta.

Ai ka theksuar se do të jetë i hapur dhe bashkëpunues me secilin, në funksion të mbarëvajtjes së punës në këtë institucion dhe në të mirë të qytetarëve të komunës sonë të përbashkët, duke shtuar se për këtë qëllim, do të kërkoj unitet me çdo kusht. /Telegrafi