Agim Deva prin në Mitrovicën e Veriut

Sipas të dhënave jo zyrtare në Mitrovicën e Veriut Agim Deva i PDK’së është i pari në garë për kryetar të kësaj Komune. Pas tij radhitet kandidatja e pavarur Adrijana Hodzic.

Lajme

09/11/2013 09:40

Komisioni Qendror i Zgjedhje në mbledhjen e mbrëmshme bëri të ditur se në Mitrovicën e Veriut janë numëruar votat, por që akoma nuk janë publikuar rezultatet.

Edhe pse KQZ ende zyrtarisht nuk ka publikuar rezultatet për Mitrovicën e Veriut, Kosovapress, duke u bazuar në burimet e “Radio Kontakt Plus” nga Mitrovica thonë se në këtë komunë, në garë për kryetar të kësaj komune, prin Agim Deva i PDK’së i cili pasohet nga kandidatja e pavarur Adrijana Hodzic.

Gjithmonë duke iu referuar burimeve të “Radio Kontakt Plus”, Agim Deva ka marrë 1141 vota, Adriana Hodzic ka 519 vota dhe pasohet nga Iniciativa Oliver Ivanovic me 34 vota dhe Kerstimir Pantic me 30 vota. Ky i fundit kishte edhe mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Këto rezultate nuk përfshijnë 3 qendrat e votimit që janë sulmuar më 3 nëntor nga grupe ekstremiste, ku dhe është dëmtuar materiale zgjedhor.

KQZ tashmë ka caktuar datën 17 nëntor , kur dhe do të ripërsëriten votimet në këto 3 qendra.

Poashtu raportohet se në Zubin Potok dalja ka qenë 23,9%, ku prin kandidati i Iniciaticës Serbe, Stevan Vulovic me 1861 vota i pasuar nga kandidati i “Forcat e Reja”, Branislav Bozovic që ka 61 vota.

Ndërsa në Komunën e Zveçanit me 530 vota prin Iniciatiava Serbe, dhe pasohet nga  Iniciativa e Oliver Ivanovic që ka 33 vota. Ndërkaq në Leposaviq, Iniciativa Serbe ka marrë 2444 vota, ndërsa të gjitha subjektet tjera serbe në total kanë marrë 2139 vota.