Agim Bahtiri: Unë do të mbetem legjendë për 50 vitet e ardhshme! (Video)

Kryetari konstravers i Mitrovicës, Agim Bahtiri po vazhdon me ritmin e deklaratave të tij të fushatës zgjedhore, ndërsa deri tani asnjë nga premtimet e tij të mëdha nuk është realizuar. 

Lajme

04/10/2014 21:19

Duhet kujtuar se Bahtiri i fitoi zgjedhjet për kryetar komune, falë premtimeve për hapje të numrit të madh të vendeve të punës, gjë që deri më tani, edhe një vit pas marrjes së drejtimit të Komunës, nuk e ka bërë.

Por ai thotë se do të mbetet një legjendë për 50 vitet e ardhshme.

Në një intervistë që do të transmetohet në emisionin Puls të KTV-së, ai ka thotë ‘do të mbesë një legjendë per 50 vjet’.

Ndërsa moderatori, i reagon duke e pyetur ‘pse legjendë kur ju nuk keni bërë kurgjo në praktikë deri tash”.

E Bahtiri insiston se ka bërë shumë dhe do të vazhdojë të bëjë edhe më shumë.

Kreu i Mitrovicës që vjen nga AKR-ja ka thënë se mendon se ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati duhet të shkojë në burg, e po ashtu ka thënë se ai ka qenë aty kryetar vetëm kukull.

Megjithatë ai ka bërë një ndryshim nga koha kur ka marrë drejtimin e qytetit të minatorëve. Nëse e vëreni mirë, shihet se Bahtiri ka filluar të ngjyrosë flokët. Ndoshta kjo është një nga punët e mëdha që ka bërë ai.